Sunday, 26 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaZjarr i përmasave të mëdha në pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe pyjore (VIDEO)

Zjarr i përmasave të mëdha në pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe pyjore (VIDEO)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e kësaj të diele pyllin e Sodës, pranë rrugës që të çon drejt plazhit të Zvërnecit, në Vlorë.

Flakët janë përhapur me shpejtësi të madhe, të favorizuara nga era e fortë, duke krijuar një situatë problematike në zonë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për vënien e flakëve nën kontroll dhe për të shmangur përhapjen e tyre në sipërfaqe të tjera.

Lini një koment