Sunday, 26 July 2026
54°F Detroit
BallinaBotaGJERMANI – Ministri i Brendshëm: Sulmi në Paradën e Krenarisë në Berlin, akt terrorist islamist

GJERMANI – Ministri i Brendshëm: Sulmi në Paradën e Krenarisë në Berlin, akt terrorist islamist

BERLIN, 26 korrik /ATSH-DPA/- Autoritetet gjermane po hetojnë incidentin vdekjeprurës gjatë Paradës së Krenarisë në Berlin, si një sulm terrorist me motive islamiste, deklaroi sot ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Alexander Dobrindt, duke theksuar se provat e deritanishme çojnë në këtë përfundim.

Sipas ministrit, hetimet paraprake tregojnë se i dyshuari, i lindur në Gjermani, ishte radikalizuar dhe kishte lidhje me një mjedis islamist.

Ai tha se pas përplasjes së turmës me një furgon, autori përdori edhe një hanxhar, duke shkaktuar vdekjen e një gruaje dhe plagosjen e 29 personave, disa prej tyre në gjendje të rëndë.

Dobrindt bëri të ditur se i dyshuari ishte dënuar më herët, me 1 vit e 10 muaj burg me kusht, ndërsa prokuroria kishte paraqitur ankim ndaj këtij vendimi.

I dyshuari është shtetas gjerman, i lindur në Gjermani në vitin 2005, me origjinë libaneze.

Nëna e tij ishte natyralizuar si shtetase gjermane në vitin 2002. /

Lini një koment