E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Protestuesit zhvendosin tubimin nga Parlamenti në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Protestuesit zhvendosin tubimin nga Parlamenti në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Duke parë kordonet, masat e shtuara të sigurisë dhe bllokadën e policisë pranë Parlamentit, protestuesit janë larguar nga aty dhe kanë nisur një marshim në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ata janë vendosur përballë hyrjes së Kuvendit nga ana e Galerisë së Arteve në Tiranë, ndërsa vijojnë tubimin e tyre.

Ndërkohë, edhe drejtuesit e automjeteve janë solidarizuar me protestuesit, duke i rënë borive gjatë kalimit në zonën ku po zhvillohet protesta.

Lini një koment