Monday, 27 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaPolicia shoqëron aktivistin Arben Kola dhe një protestues tjetër gjatë tubimit në Tiranë (VIDEO)

Policia shoqëron aktivistin Arben Kola dhe një protestues tjetër gjatë tubimit në Tiranë (VIDEO)

Forca të shumta policie kanë shoqëruar aktivistin Arben Kola dhe një protestues tjetër në zonën pranë Rrugës së Elbasanit, ku qytetarët dhe aktivistët vijojnë protestën e kësaj të hëne në Tiranë.

Shoqërimi i tyre erdhi pasi protestuesit, për shkak të bllokadës së vendosur nga Policia e Shtetit përpara Parlamentit, kanë ndryshuar itinerarin e tubimit, duke marshuar fillimisht në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe më pas drejt Unazës së Madhe.

Protestuesit janë pozicionuar pranë kryqëzimit të Rrugës së Elbasanit, ku kanë ndodhur edhe shoqërimet e para nga policia gjatë protestës së sotme.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura arsyet e shoqërimit të dy personave, ndërsa nuk ka ende një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit për këtë veprim.

Ndërkohë, protesta vijon në zonë, ndërsa forca të shumta policore janë të angazhuara për menaxhimin e situatës.

Lini një koment