Monday, 27 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaGJKKO rrëzon kërkesën e prokurorisë për kalimin për gjykim të dosjes SASPAC, e rikthen në SPAK për plotësim hetimesh

GJKKO rrëzon kërkesën e prokurorisë për kalimin për gjykim të dosjes SASPAC, e rikthen në SPAK për plotësim hetimesh

Pas më shumë se 1 viti seancash paraprake, Gjykata e Posaçme vendosi këtë të hënë të rrëzojë kërkesën e prokurorisë për kalimin për gjykim të dosjes SASPAC.

GJKKO vendosi të rikthejë pranë SPAK për plotësim hetimesh dosjen ndaj ish-drejtoritit të agjencisë Saspac Ilir Beqaj dhe për të gjithë të akuzuarit e tjerë.

Për këtë dosje të vetmit që mbahen në arrest me burg janë Ilir Beqaj dhe Ermal Kurtulaj. Prokurorja Elida Kaçkini ka afat kohor deri në 30 tetor të plotësojë hetimet e munguara.

Ish-ministri Ilir Beqaj u arrestua më 4 korrik 2024 me urdhër të SPAK për abuzime me fondet e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC).

Beqaj akuzohet për pesë vepra penale, “korrupsion pasiv”, “shkelje e barazisë në tenderë”, “falsifikim dokumentash”, “mashtrim” në bashkëpunim dhe “mosdeklarim pasurie”.

Lini një koment