Shehaj rrëmbeu dokumentin dhe u largua me vrap nga Kuvendi, Rama: Vesi del me shpirtin, i takon prokurorisë t’i tregojë ven
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për rastin kur Agron Shehaj rrëmbeu dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-në dhe u largua me vrap nga Kuvendi.
Kreu i Qeverisë, me anë të një videoje nga momenti kur Shehaj largohet me dokumentin, e akuzon kreun e Partisë Mundësia si një ballist që sipas tij, vërteton se vesi del me shpirtin.
Ai gjithashtu i bëri dhe një thirrje prokurorisë që t’i tregojë vendin e përcaktuar nga ligji.
“Ky tipi që vjedh një dokument të klasifikuar dhe ia fut vrapit, është një ballist që ngre dhe ul hajdut kë i del përpara, por siç e shihni sot tentoi të ikte me vrap njësoj si ballistët pasi hynin në kotec për të grabitur pula, duke na dëshmuar botërisht se vesi del me shpirtin.
Uroj po nuk shpresoj që prokuroria t’i tregojë vendin e përcaktuar nga ligji për grabitësit e dokumentave të klasifikuar kësaj sorre vjedhacake të mbushur me urrejtje, ndërkohë që i shpreh keqardhje vajzës së pafajshme duke falenderuar Zotin që shpëtoi pa dëme serioze nga rendja në panik pas hajdutit”, shkruan Rama.