Dita e 58-të, protestuesit mblidhen para Kryeministrisë
Protesta qytetare vijon në ditën e 58-të të saj teksa kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skëndërbej” ku më pas marshuan drejt bulevardit përpara Kryeministrisë.
Pjesëmarrësit në protestë kanë bërë të ditur se tubimet do të vijojnë edhe në javët në vazhdim, deri në përmbushjen e kërkesave të parashtruara. Mes tyre, kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimi i mënyrës së funksionimit të klasës politike.
Gjithashtu qytetarët paraditen e së hënës kanë zhvilluar protestë para Parlamentit ku u mbajtën dy seancat e fundit plenare për këtë sesion parlamentar. Gjatë protestës pati edhe disa të shoqëruar.