Tuesday, 28 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaNdërron jetë një i dënuar me 15 vite burg në Fier, vuante nga problemet me zemrën

Ndërron jetë një i dënuar me 15 vite burg në Fier, vuante nga problemet me zemrën

Një i burgosur ka ndërruar jetë brenda ambienteve të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Fier. Sipas burimeve, bëhet fjalë për të dënuarin Artur (Gent) Ymer Doku (Sherifi).

Nga informacionet e para, dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë natyral, pasi i ndjeri vuante nga probleme me zemrën.

Artur Doku ishte duke vuajtur një dënim prej 15 vitesh burgim. Ai ishte dënuar nga drejtësia për veprat penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim (dy herë) si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Policia dhe autoritetet e burgjeve po kryejnë veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lini një koment