Tuesday, 28 July 2026
54°F Detroit
BallinaBotaVARSHAVË – Polonia i bashkohet nismës së BE-së për ndërtimin e gigafabrikave të IA-së

VARSHAVË – Polonia i bashkohet nismës së BE-së për ndërtimin e gigafabrikave të IA-së

VARSHAVË, 28 korrik /ATSH-AA/ – Polonia i është bashkuar zyrtarisht nismës së Bashkimit Evropian (BE) për ndërtimin e gigafabrikave të inteligjencës artificiale (IA), pasi nënshkroi një marrëveshje të përbashkët prokurimi me Ndërmarrjen e Përbashkët Evropiane për Informatikë me Performancë të Lartë, raportoi transmetuesi polak TVP World.

Marrëveshja i mundëson Polonisë të marrë pjesë në procesin e prokurimit në të gjithë BE-në për objektet e planifikuara të inteligjencës artificiale, tha zëvendësministri për Çështjet Digjitale, Dariusz Standerski.

Polonia synon të presë një gigafabrikë të mesme të inteligjencës artificiale, e aftë për të mbështetur të paktën 75 mijë përshpejtues të IA-së.

Qeveria ka ndarë më shumë se 400 milionë zlotë (rreth 106 milionë dollarë) për projektin dhe po negocion me partnerë nga sektori privat që do të ndërtonin dhe operonin objektin.

Raundi i parë i prokurimit të BE-së pritet të përzgjedhë shtatë gigafabrika të inteligjencës artificiale, me kontratat që pritet të nënshkruhen në fillim të vitit 2027 dhe objektet të fillojnë funksionimin në vitin 2028.

​​​​​​​Standerski tha gjithashtu se Polonia po përgatit një marrëveshje bashkëpunimi me Republikën Çeke dhe ka marrë mbështetje nga Lituania, ndërsa diskutimet me shtete të tjera anëtare të BE-së janë duke vazhduar.

Lini një koment