Tuesday, 28 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaI lidhur me trafikun e 8.1 tonëve drogë drejt Evropës, vetëdorëzohet kreu i grupit kriminal i shpallur në kërkim nga SPAK

I lidhur me trafikun e 8.1 tonëve drogë drejt Evropës, vetëdorëzohet kreu i grupit kriminal i shpallur në kërkim nga SPAK

Është vetëdorëzuar këtë të martë në Policinë e Tiranës Nazmi Shahini, i njohur edhe me mbiemrin Drazhi. Ai ishte shpallur në kërkim nga SPAK për trafik ndërkombëtar droge dhe grup kriminal.

Ndaj tij, SPAK ka lëshuar masën e sigurisë “arrest në burg”, pasi nga hetimet ka rezultuar se, së bashku me persona të tjerë, ka pasur rolin e financuesit dhe drejtuesit të grupit kriminal që trafikoi 8.1 ton lëndë narkotike nga vendet e Amerikës Latine drejt Evropës. Ky grup doli sot para gjyqtarit të GJKKO-së, Bib Ndreca, në seancën paraprake për kalimin ose jo për gjykim të dosjes.

Lini një koment