Flamurtari prezanton blerjen e re
Rodrigo Migone është lojtari më i ri i Flamurtarit. Mesfushori argjentinas, që ka luajtur me Erzenin dhe Besën në Shqipëri është zyrtarizuar nga klubi vlonjat me anë të një postimi në faqen zyrtare.
“Flamurtari F.C. ka kënaqësinë të prezantojë afrimin më të ri të skuadrës, mesfushorin qendror argjentinas Rodrigo Migone, i cili bashkohet me ekipin për sezonin e ri”, shkruhet në njoftimin e klubit vlonjat.