Tuesday, 28 July 2026
54°F Detroit
BallinaBota“Më pëlqen të bëj diçka të papritur”, pse aktorja Emma Roberts zgjodhi të veshë fustan të zi gjatë dasmës së saj?

“Më pëlqen të bëj diçka të papritur”, pse aktorja Emma Roberts zgjodhi të veshë fustan të zi gjatë dasmës së saj?

Aktorja Emma Roberts zbuloi për ndjekësit arsyen pse vendosi të veshë një fustan të zi në festën pas dasmës së saj me aktorin Cody John.

Aktorja në një deklaratë tha se donte të thyente traditën dhe të sillte diçka ndryshe. Për ceremoninë martesore, Emma Roberts veshi një fustan elegant në ngjyrë të bardhë të punuar me mëndafsh.

“Në festën pas dasmës më pëlqeu ideja e një fustani të zi. Na pëlqen të bëjmë diçka paksa të papritur” citoi ajo.

Një ndër arsyet kryesore të zgjedhjes së veshjes së saj ishte qëllimi për një stil të përjetshëm që të dukej elegant edhe pas shumë vitesh.

Emma Roberts dhe Cody John u martuan të shtunën në Sun Valley, Idaho pas fejesës së tyre në korrik të vitit 2024.

Lini një koment