E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, ndalohet në Francë biznesmeni Ermal Beqiraj

Në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, ndalohet në Francë biznesmeni Ermal Beqiraj

Është ndaluar në Francë biznesmeni Ermal Beqiraj, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK. Pas ndalimit të tij nga autoritetet franceze, priten procedurat e ekstradimit.

Gjykata e Posaçme i ka caktuar Beqirajt më herët masën e sigurisë “arrest në burg” në mungesë, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme. Atij gjithashtu i janë sekuestruar pasuri dhe disa llogari bankare.

Lini një koment