E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Rezultate jozyrtare, përditësohen automatikisht • Përditësuar: … • Të dhënat: civicAPI
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Agravon konflikti mes dy familjeve në Pukë, plagosen 2 persona. Detajet e para

Agravon konflikti mes dy familjeve në Pukë, plagosen 2 persona. Detajet e para

Një konflikt mes dy familjeve është regjistruar në fshatin Dedaj të Pukës, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur. Të plagosurit janë paraqitur në Spitalin e Pukës për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa ende nuk dihen detaje mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

Pas marrjes së njoftimit, forca të shumta policie janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të zbardhur rrethanat e konfliktit.

Mësohet se është shoqëruar në komisariat Fatjon Shkreli, ndërsa grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Sipas informacioneve paraprake, konflikti mes familjeve Shkreli dhe Istrefi dyshohet se ka qenë i mbartur prej vitesh dhe lidhet me motive pronësie.

Lini një koment