Saturday, 15 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaPresidenti Begaj reagon për ngjarjen tragjike në Shkodër

Presidenti Begaj reagon për ngjarjen tragjike në Shkodër

Presidenti Bajram Begaj përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar këtë të mërkurë në Postribë të Shkodrës ku humbën jetën një nënë dhe dy fëmijët e saj të mitur. Begaj shprehu ngushëllimet e tij për familjarët për këtë dhimbje të madhe.

“Jam thellësisht i pikëlluar nga tragjedia në fshatin Domë të Shkodrës, ku humbën jetën një nënë e re dhe dy fëmijët e saj.

Ngushëllimet e mia më të sinqerta shkojnë për familjarët dhe të afërmit e viktimave. Mendimet e mia janë me ta në këtë dhimbje të madhe. U prehshin në paqe”, shkruan ai.

Lini një koment