Friday, 25 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Zjarr në një fabrikë në Gjakovë, zjarrfikësit lokalizojnë flakët

Zjarr në një fabrikë në Gjakovë, zjarrfikësit lokalizojnë flakët

Një zjarr ka përfshirë sot pjesërisht fabrikën “Daija Metal” në Gjakovë, më 29 korrik 2026.

Njësia Profesionale e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Gjakovë ka intervenuar me shpejtësi, duke arritur të lokalizojë dhe shuajë zjarrin në kohë.

Sipas zjarrfikësve, reagimi i ekipeve ka parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve dhe shkaktimin e dëmeve më të mëdha materiale.

“Në këtë intervenim, falë reagimit të shpejtë dhe angazhimit të ekipeve tona, zjarri është lokalizuar dhe është shuar në kohë, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve dhe dëme edhe më të mëdha materiale. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar”, thuhet në njoftimin e Njësisë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Gjakovë.

Sipas njoftimit, shkaqet e zjarrit ende nuk dihen dhe do të përcaktohen nga organet kompetente pas hetimeve përkatëse./Telegrafi/

Lini një koment