E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›Avioni ukrainas F-16 rrëzohet gjatë një misioni në front, shpëton piloti

Avioni ukrainas F-16 rrëzohet gjatë një misioni në front, shpëton piloti

Një avion luftarak ukrainas F-16 u rrëzua gjatë një misioni operativ në vijën e frontit, ndërsa piloti arriti të katapultohej në kohë dhe u shpëtua, njoftuan Forcat Ajrore të Ukrainës.

Sipas një deklarate të publikuar në Telegram, avioni po merrte pjesë në një mision për të neutralizuar kërcënimet ajrore ruse, kur pësoi një defekt teknik.

Piloti arriti ta braktiste avionin përpara rrëzimit, ndërsa autoritetet ukrainase bënë të ditur se ai u gjet i gjallë dhe u transportua në spital, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Në vendin e rrëzimit janë dërguar ekspertë për të hetuar shkaqet e incidentit dhe për të mbledhur prova.

Ukraina ka forcuar Forcat e saj Ajrore me avionë luftarakë F-16 të prodhimit amerikan, të furnizuar nga disa vende anëtare të NATO-s, përfshirë Holandën dhe Danimarkën.

Lini një koment