E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaSportiTirana, fitore me përmbysje në derbi. Hjumën nuk mjafton për Partizanin

Tirana, fitore me përmbysje në derbi. Hjumën nuk mjafton për Partizanin

Tirana ka arritur një fitore me përmbysje në derbi, 2-1 përballë Partizanit në ndeshjen e javës së 33-të të “Abissnet Superiore”, që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH(RTSH1 dhe RTSH Sport).

Në “Air Albania” pjesa e parë foli për të kuqtë, të cilët arritën të zhbllokojnë sfidën në minutën e 22-të me anë të Hjumën. Në pjesën e dytë, e cila kishte një ritëm mjaft të lartë dhe shumë raste shënimi, bardheblutë u shfaqën dominues duke barazuar rezultatin me Kreshiç 65′ dhe firmosën përmbysjen me një gol të bukur të shënuar nga Alvarez 84′ me goditje dënimi.

Një fitore mjaft e rëndësishme për Tiranën, tri pikë të arta për mbijetesë, që për momentin ndodhet në vendin e 7-të me 35 pikë. Partizani ka harruar të fitojë, ndodhet në vendin e pestë me 45 pikë.

TIRANA-PARTIZANI 2-1

Shënues: Kreshiç 65′, Alvarez 84’/Hjumën 22′

84’ – Goooool, Tirana! Alvarez ka ekzekutuar mjeshtërisht një goditje dënimi duke shënuar në portën e mbrojtur nga Qirko.

81’ – Një goditje dënimi e Partizanit i ka dhënë mundësinë Sembene të godasë me kokë, topi më pas është ndalur nga mbrojtja bardheblu, por duke sjellë protestat e të kuqve, të cilët kanë kërkuar 11-metërsh. Gjithçka është konsideruar e rregullt.

65’ – Goooool, Tirana ka arritur të gjejë golin e barazimit me anë të Kreshiç, i cili ka arritur të godasë saktë me kokë në portën e mbrojtur nga Qirko.

61’ – Rafael gjuan nga distanca, Qirko devijon me shumë vështirësi eviton rrezikun.

60’ – Situata zhvendoset në portën tjetër, me Sidibe që tenton, por Bekaj është në pozicion.

60’ – Rast i rrezikshëm në portën e kuqe, bardheblutë tentojnë dy herë radhazi por ndalen nga Qirko.

54’ – Një tjetër mundësi e mirë për Tiranës pas gabimeve të prapavijës së kuqe, por gjuajtja e Myslovic është neutralizuar nga Qirko.

49’ – Aksion i rrezikshëm i Tiranës, Xhixha ka tentuar në drejtim të portës, por Qirko tregohet i kujdesshëm.

Ka nisur pjesa e dytë mes Tiranës dhe Partizanit.

Mbyllet pjesa e parë…

45’+2 – Haxhiu shfaqet rrezikshëm në zonën bardheblu, por Atanaskoski ka larguar topin në momentin e fundit në goditje këndi.

44’ – Preka shfaqet në zonën bardheblu, por goditja e tij është e gabuar.

35’ – Një gabim i lojtarëve të Partizanit i ka dhënë mundësinë Myslovic të godasë me portën e boshatisur, po pa arritur të gjejë kuadratin.

22’ – Gooool, Hjumën! Partizani ka arritur të zhbllokojë sfidën përballë Tiranës

11’ – Isgandarli tenton me një veprim akrobatik të godasë në drejtim të portës bardheblu, por shkakton faull në sulm

10’ – Haxhiu jep sinjalin e parë në këtë sfidë me një gjuajtje nga distanca, por mjaft e lehtë për portierin Qirko që e kontrollon pa problem

5’ – Tension mes lojtarëve, por gjyqtari i sfidës është mjaftuar me një këshillim.

Ka nisur derbi në “Air Albania”, ai mes Tiranës dhe Partizanit, i vlefshëm për javën e 33-të të “Abissnet Superiore”.

Tirana: Bekaj, Vera, Ndong, Halili, Kreshiç, Rafael, Mysloviç, Kobiljar, Haxhiu, Xhixha, Tabeku. Trajner: Shehi

Partizani: Qirko, Preka, Sembene, Atanaskoski, Murataj, Qaka, Dumbia, Hjumën, Isgandarli, Sidibe, Kontreras. Trajner: Kërnaja

Lini një koment