Friday, 25 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së, a do të shkarkohet Lumir Abdixhiku apo do të vazhdojë ta udhëheq partinë?

Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së, a do të shkarkohet Lumir Abdixhiku apo do të vazhdojë ta udhëheq partinë?

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban sot Kuvendin e Jashtëzakonshëm, i thirrur pas përfundimit të procedurave statutare dhe verifikimit të nënshkrimeve të delegatëve që kërkuan mbajtjen e tij.

Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së do të mbahet në ora 18:00.

Kuvendi i Jashtëzakonshëm vjen në një periudhë tensionesh të brendshme në LDK, pasi një grup delegatësh po kërkojnë shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku, duke theksuar se partia duhet të marrë përgjegjësi politike pas rezultatit në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi që ka nxitur debat në opinion, duke bërë të ditur se do të ndërmarrë procedura statutare dhe disiplinore ndaj çdo anëtari të partisë që rezulton i përfshirë në rast.

LDK ka dënuar ashpër çdo formë të shantazhit, kërcënimit apo ndikimit në vullnetin e lirë të delegatëve.

Në reagimin zyrtar, LDK thekson se pamjet e publikuara, në të cilat pretendohet se zyrtarë të Komunës së Prishtinës kanë ushtruar presion përmes kërcënimeve që lidhen me vendin e punës së një anëtari të familjes së delegatit, janë të papranueshme, në kundërshtim me Statutin e partisë, vlerat demokratike dhe ligjin.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU:

Lini një koment