Saturday, 15 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga Shqiperia“BESA” për qytetarët, Rama mbledh drejtuesit e PS-së për të prezantuar funksionimin e programit

“BESA” për qytetarët, Rama mbledh drejtuesit e PS-së për të prezantuar funksionimin e programit

Kryeministri Edi Rama mbledh pasdite, në orën 17:00, në Pallatin e Brigadave, drejtuesit politikë të PS-së në qarqe dhe drejtuesit socialistë në komisionet parlamentare.

Takimi, që parashikohet të zgjasë rreth 120 minuta, pritet të ketë një adresim live të Kryeministrit Rama mbi aneksin e programit “BESA”, të cilin e komunikoi gjatë mbledhjes së përmuajshme mes qeverisë dhe grupit parlamentar.

“BESA” do të jetë busulla e mandatit të katërt të Kryeministrit Rama, një qasje e re në komunikimin dhe bashkëpunimin mes “shërbëtorëve të shtetit” dhe qytetarëve.

Programi vjen si reflektim pas mesazhit që ka përcjellë drejt qeverisë protesta e flamingove.

RTSH

Lini një koment