E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Rezultate jozyrtare, përditësohen automatikisht • Përditësuar: … • Të dhënat: civicAPI
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Zjarr në Belsh, flakët përhapen me shpejtësi. Digjet një parcelë bujqësore (VIDEO)

Zjarr në Belsh, flakët përhapen me shpejtësi. Digjet një parcelë bujqësore (VIDEO)

Një vatër e madhe zjarri përfshiu pasditen e kësaj të enjteje territorin e Bashkisë Belsh, në afërsi të fshatrave Seferan dhe Merhojë.

Të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era e fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi në disa drejtime, duke djegur sipërfaqe me ullinj, shkurre, bimësi dhe parcela bujqësore.

Zjarri po rrezikon gjithashtu parcela të tjera me ullinj, si edhe disa banesa pranë zonës.

Në terren ndodhen forcat zjarrfikëse, të mbështetura nga strukturat vendore, të cilat po punojnë për izolimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së tyre drejt banesave.

Lini një koment