Saturday, 15 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga Shqiperia61 ditë protestë, qytetarët marshojnë sërish drejt Kryeministrisë

61 ditë protestë, qytetarët marshojnë sërish drejt Kryeministrisë

Protesta kundër qeverisë hyn sot në ditën e saj të 61-të, teksa edhe këtë pasdite qytetarët u mblodhën në sheshin Skënderbej dhe më pas marshuan drejt godinës së Kryeministrisë për të vijuar mobilizimin e përditshëm.

Ajo që nisi si një reagim ndaj zhvillimeve në Zvërnec është shndërruar në një lëvizje të përditshme qytetare, e cila prej më shumë se dy muajsh mban në rrugët e Tiranës protestues që kundërshtojnë qeverinë dhe atë që ata e cilësojnë si kastën politike. Gjatë 60 ditëve të fundit, protestat janë shoqëruar me tubime, marshime në rrugët kryesore të kryeqytetit dhe thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe ndryshimin e mënyrës së qeverisjes.

Edhe në tubimin e një dite më parë, aktivistët deklaruan se nuk kanë ndërmend të tërhiqen. Ata e cilësuan dy muajt e protestës si një dëshmi të qëndresës qytetare dhe ritheksuan se mobilizimi do të vazhdojë deri në arritjen e objektivave të shpallura. Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit zhvilluan marshimin e përnatshëm në rrugët e Tiranës, duke përsëritur thirrjet “Rama ik”, “Dorëheqje”, “Shqipëri e re” dhe “Revolucion”.

Edhe sot pritet që skenari të jetë i njëjtë. Fillimisht do të mbahet tubimi para Kryeministrisë me fjalime të aktivistëve dhe qytetarëve, ndërsa më pas protestuesit do të nisin marshimin në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit.

Lini një koment