Saturday, 15 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaAksident në aksin Fier-Patos, përplasen dy makina. Plagoset një person

Aksident në aksin Fier-Patos, përplasen dy makina. Plagoset një person

Një aksident është regjistruar këtë të premte në aksin Fier-Patos. Në aksident mësohet se janë përfshirë dy automjete dhe ka ndodhur në vendin e njohur si “Çezma e Mbyetit”.

Një automjet tip “Audi” është përplasur me një automjet tip “Volkswagen”. Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur drejtuesi i Audit.

Ai është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku ka marrë ndihmën mjekësore. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Lini një koment