Saturday, 15 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaNjë tjetër protestë kundra “Territoriales”, dhjetra banorë kundërshtojnë shkrirjen me Beratin të Bashkisë Dimal

Një tjetër protestë kundra “Territoriales”, dhjetra banorë kundërshtojnë shkrirjen me Beratin të Bashkisë Dimal

Një tjetër protestë është zhvilluar këtë të premte në lidhje me propozimin e Partisë Socialiste për Reformën Territoriale.

Pas protestave të mbajtura në Përrenjas, Maliq dhe Poliçan, ku u vu re një rritje e ndjeshme e reagimit publik ndaj draftit të reformës, këtë pasdite në protestë kanë dalë edhe banorët e Dimalit.

Nga pamjet e mbërritura në Euroneës Albania shihen dhjetëra banorë që protestojnë kundër propozimit për bashkimin e Bashkisë së Dimalit me Bashkinë e Beratit. Sipas protestuesve, kjo është një lëvizje e padrejtë dhe nuk përputhet me nevojat e komunitetit dhe interesat e banorëve.

Sipas draftit të Reformës Territoriale 2.0, të dorëzuar në Kuvend nga Partia Socialiste, Bashkia e Poliçanit dhe Bashkia e Dimalit parashikohen të shkrihen dhe t’i bashkohen Bashkisë së Beratit, në kuadër të planit për uljen e numrit të bashkive në Shqipëri nga 61 në 46.

Lini një koment