E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Porto fiton Superkupën dhe parakalon Benfikën me 88 trofe të fituar në Portugali

Porto fiton Superkupën dhe parakalon Benfikën me 88 trofe të fituar në Portugali

“Dragoes” bëhen klubi më i titulluar në Portugali, duke kaluar rivalët e përjetshëm. Provokon trajneri italian pas triumfit të fundit.

Një fitore, që për Porton vlen dyfish. Ka fituar trofeun e Superkupës së Portugalisë, pasi ka mundur Torreense, por mbi të gjitha ka kaluar Benfikën, rivalen e përjetshme, sa u takon trofeve kombëtarë. Porto ka shkuar në kuotën e 88 trofeve, një më shumë se Benfika.

Kjo arritje mban edhe firmën e trajnerit Francesco Farioli, italianit që brenda një viti ka përmbysur hierarkitë në futbollin portugez. Triumfi i 25-të në Superkupë erdhi falë golit të danezit Victor Froholdt, që mjaftoi për të thyer rezistencën e Torreense, klub i divizionit të dytë që kishte fituar kupën me suksesin historik ndaj Sporting.

“Ishte shumë e rëndësishme ta fitonim këtë Superkupë edhe për faktin se tani kemi 88 trofe, një më shumë se Benfika. Tani nuk ka më dyshime se kush është klubi më i titulluar në Portugali” – ka thënë Farioli pas fitores, duke provokuar Benfikën.

Lini një koment