Saturday, 15 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaZbulohet parcelë me mbi 1100 bimë kanabisi në Dibër, arrestohen dy persona

Zbulohet parcelë me mbi 1100 bimë kanabisi në Dibër, arrestohen dy persona

Një parcelë me 1121 bimë të dyshuara narkotike kanabis aativa është zbuluar nga Policia e Dibrës gjatë një operacioni antidrogë, i mbështetur nga kontrollet intensive në terren dhe monitorimi me dronë nga ajri.

Gjatë ndërhyrjes, efektivët kapën në flagrancë dhe arrestuan A. K., 38 vjeç, banues në Kamëz, si dhe A. B., 39 vjeç, banues në fshatin Derjan të bashkisë Mat. Sipas Policisë, parcela ndodhej në vendin e quajtur “Liqeni i Lukanit”, pronë publike në territorin e bashkisë Dibër.

Pas verifikimeve, bimët e dyshuara narkotike u asgjësuan me djegie në vendngjarje, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për vijimin e hetimeve.

Lini një koment