Tuesday, 18 August 2026
54°F Detroit
BallinaModaDua Lipa dominon Sunny Hill Festival me veshje të guximshme dhe stile të ndryshme

Dua Lipa dominon Sunny Hill Festival me veshje të guximshme dhe stile të ndryshme

Dua Lipa u kthye këtë fundjavë në Prishtinë për serinë e saj vjetore të koncerteve shumëditore, duke sjellë në skenë disa kombinime veshjesh që dolën përtej stilit të zakonshëm të festivaleve.

Sipas Harper’s Bazaar, natën e parë ajo zbriti mes turmës për të ndjerë më mirë energjinë e publikut dhe për të ndjekur performancën kryesore të Katy Perry, teksa mbante një fustan të shkurtër metalik Rabanne të përbërë nga zinxhirë. Fustani pa mëngë kishte siluetë të drejtë dhe një fund shumë të shkurtër të zbukuruar me aplikime të mëdha florale 3D; kombinimi u plotësua me çizmet e saj të zeza prej lëkure tip biker, që i shërbyen gjatë gjithë festivalit.

Të nesërmen ajo zgjodhi një qasje më boheme, veshur një playsuit të bardhë me dantelë nga Chloé, pa shpatulla dhe me një rrip të trashë të zi, përsëri i përshtatur me çizmet e saj. Natën vendosi një windbreaker të kuq dhe festoi mbrëmjen së bashku me familjen e saj.

Festivali Sunny Hill u themelua në 2018 nga Dua Lipa dhe prindërit e saj, të cilët kishin emigruar nga Kosova në Londër në vitet 1990 dhe u kthyen pas pavarësisë së vendit më 2008. Ajo ka lindur në Mbretërinë e Bashkuar, por një pjesë të fëmijërisë e ka kaluar në Prishtinë; në gusht të vitit të kaluar iu dha zyrtarisht shtetësia kosovare dhe e shënoi këtë moment me një performancë në Sunny Hill dhe një mesazh të ndjerë për publikun. Siç shkruan Harper’s Bazaar.

Lini një koment