Monday, 3 August 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaProtestë në Patos përpara bashkisë, banorët kundërshtojnë shkrirjen me Fierin

Protestë në Patos përpara bashkisë, banorët kundërshtojnë shkrirjen me Fierin

Në Patos, qytetarë dhe përfaqësues të pushtetit vendor zhvilluan një protestë përpara godinës së bashkisë, duke kundërshtuar propozimin për bashkimin e Bashkisë Patos me Bashkinë Fier.

Protestuesit shprehën mbështetjen e tyre edhe për qëndrimin e kryebashkiakut Fation Duro, i cili është pozicionuar kundër kësaj nisme.

Duro ka argumentuar se Bashkia Patos ka një performancë të lartë në funksionimin e saj, duke u renditur e 10-ta në rang vendi sipas Indeksit të Funksionalitetit të Bashkive dhe duke pasur efikasitetin më të lartë ndër bashkitë e qarkut Fier.

Lini një koment