E mërkurë, 4 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
46
Demokratë
36
Republikanë
Demokratët në rrugë drejt shumicës • 18 vende ende pa fitues të shpallur
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
116
Demokratë
66
Republikanë
Demokratët parashikohen fitues të Dhomës (CNN, Decision Desk HQ) • 253 vende ende pa fitues të shpallur
Rezultate jozyrtare, sipas projeksioneve të mediave • Përditësuar: 3 nëntor 2026, ora 22:31 (Detroit) • Të dhënat: The New York Times, CNN, Decision Desk HQ
Ballina›Bota›FOKUS – Irani ekzekuton dy persona të akuzuar për spiunazh në favor të Izraelit

FOKUS – Irani ekzekuton dy persona të akuzuar për spiunazh në favor të Izraelit

TEHERAN/BERLIN, 3 gusht /ATSH-DPA/ – Irani ka ekzekutuar dy burra të akuzuar për spiunazh në favor të Izraelit, sipas agjencisë së lajmeve Mizan, e lidhur me sistemin gjyqësor iranian.

Sipas raportimit, të dy personat kishin transmetuar koordinata dhe fotografi të objekteve ushtarake dhe të sigurisë me rëndësi të veçantë te “kanale të lidhura me shërbimin sekret izraelit Mossad” gjatë konfliktit me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin.

Agjencia shton se Gjykata e Lartë e Iranit kishte miratuar dënimet me vdekje.

Megjithatë, organizata për të drejtat e njeriut ”Hengaw” ka vënë në dyshim akuzat ndaj tyre, duke theksuar se gjatë konfliktit kishte ndërprerje të gjera të internetit dhe se nuk është paraqitur asnjë provë e verifikueshme publikisht për të mbështetur pretendimet.

Sipas ”Hengaw”, arrestimet, procesi gjyqësor dhe ekzekutimet janë zhvilluar me dyer të mbyllura, pa një shqyrtim të pavarur ligjor.

Organizata pretendon gjithashtu se “rrëfimet” e transmetuara në televizionin shtetëror janë marrë nën torturë dhe me detyrim.

Këto pretendime nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

”Hengaw” akuzon autoritetet iraniane se po përdorin dënimin me vdekje si mjet për të frikësuar dhe shtypur kundërshtarët dhe zërat kritikë në shoqëri.

Lini një koment