Wednesday, 26 August 2026
54°F Detroit
BallinaSportiZyrtare: Partizani përforcon mbrojtjen, prezantohet Alesio Mija

Zyrtare: Partizani përforcon mbrojtjen, prezantohet Alesio Mija

Alesio Mija është afrimi më i fundit i Partizanit në këtë merkato vere. Qendërmbrojtësi 25-vjeçar, që më herët është aktivizuar me Dinamon në kampionatin shqiptar, është zyrtarizuar ditën e sotme nga klubit kryeqytetas.

“FK Partizani ka kënaqësinë të zyrtarizojë arritjen e marrëveshjes me Alesio Mijan. Qendërmbrojtësi 25-vjeçar është përforcimi më i fundit, teksa ka nënshkruar me të kuqtë një kontratë 1+1.

Mija i bashkohet Partizanit pas eksperiencës së tij me Sheriff Tiraspol në Moldavi, ndërsa më parë ka qenë pjesë edhe e Dinamo City në “Abissnet Superiore”, shkruhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.

Lini një koment