Monday, 3 August 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaZjarri përhapet në Finiq dhe Delvinë, rrezikohen banesat në disa fshatra

Zjarri përhapet në Finiq dhe Delvinë, rrezikohen banesat në disa fshatra

Një vatër zjarri është aktivizuar ditën e sotme në zonën e Matomares, në territorin e Bashkisë Finiq, ndërsa flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe janë përhapur në disa zona përreth.

Për shuarjen e zjarrit është angazhuar edhe një helikopter, ndërsa ndërhyrja vijon për të vënë nën kontroll situatën.

Zjarri është përhapur në disa fshatra të Finiqit dhe Delvinës, përfshirë Mesopotamin, Kostarin dhe Vllahatin. Për shkak të përmasave të flakëve, në rrezik janë edhe banesat në këto zona.

Ekipet zjarrfikëse dhe strukturat vendore po punojnë për izolimin e vatrës së zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme.

Lini një koment