Monday, 3 August 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaZjarre në Mallakastër dhe Finiq, shkrumbohen dhjetëra hektarë ullinj. Në operacion edhe dy helikopterë

Zjarre në Mallakastër dhe Finiq, shkrumbohen dhjetëra hektarë ullinj. Në operacion edhe dy helikopterë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mesditën e sotme në afërsi të fshatit Hekal, pranë vendit të quajtur “ Qafa e Vidhit”.

Flakët të favorizuara nga era e fortë janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe mbi 10 hektarë me ullishte dhe shkurre.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë 6 mjete zjarrfikëse, të Ballshit, Patosit, Roskovecit e Albpetrolit, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

Ndërkohë një vatër zjarri është aktivizuar në fshatrat Kostar dhe Mesopotam, në Bashkinë e Finiqit.

Për të përballuar situatën, janë angazhuar dy helikopterë që po hedhën ujë mbi vatrat e zjarrit.

Forcat zjarrfikëse dhe ekipet e emergjencave civile vazhdojnë operacionet në terren për të parandaluar përhapjen e flakëve drejt zonave të banuara.

Autoritetet lokale dhe shërbimet e emergjencës mbeten në gatishmëri të plotë.

Situata po monitorohet nga afër, ndërsa banorët e zonës këshillohen të jenë të vëmendshëm dhe të ndjekin udhëzimet e forcave të specializuara.

Lini një koment