E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Rezultate jozyrtare, përditësohen automatikisht • Përditësuar: … • Të dhënat: civicAPI
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Aksident me vdekje në Ksamil, humb jetën 20-vjeçari pas përplasjes me furgon

Aksident me vdekje në Ksamil, humb jetën 20-vjeçari pas përplasjes me furgon

Një 20-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Ksamil, në zonën e njohur si “Pema e Thatë”.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është Antonio Mateli, rreth 20 vjeç, banues në Ksamil, i cili drejtonte një furgon. Ai u transportua me urgjencë drejt spitalit, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra nga aksidenti.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë, të cilat nisën veprimet hetimore për të dokumentuar aksidentin dhe për të zbardhur rrethanat në të cilat ai ndodhi.

Autoritetet pritet të japin më shumë detaje mbi dinamikën e aksidentit pas përfundimit të hetimeve paraprake.

Lini një koment