Monday, 3 August 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaZjarri përfshin zonën e Oparit në Moglicë, rrezikohen banesat pranë vatrës së flakëve

Zjarri përfshin zonën e Oparit në Moglicë, rrezikohen banesat pranë vatrës së flakëve

Një vatër zjarri është aktivizuar në zonën Oparit, në njësinë administrative Moglicë të Bashkisë Maliq, duke përfshirë sipërfaqe me bimësi të ulët dhe të lartë.

Sipas administratorit të njësisë administrative, Fetah Hoxha, nga flakët është prekur edhe një banesë e braktisur, ndërsa situata po mbahet nën monitorim për shkak të afërsisë së zjarrit me banesat e tjera të fshatit.

Banorë të zonës, punonjës të shërbimit zjarrfikës dhe strukturat e njësisë administrative janë angazhuar për të mbajtur nën kontroll përhapjen e zjarrit dhe për të mbrojtur banesat pranë vatrës.

Ndërhyrja me automjete zjarrfikëse është e vështirë për shkak të terrenit, ndaj izolimi i flakëve po realizohet me mjete të tjera dhe përmes hapjes së brezave mbrojtës për të penguar përhapjen e zjarrit drejt zonave pyjore të paprekura.

Lini një koment