Friday, 14 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaVidhet një dyqan në Korçë, hajdutët marrin para dhe cigare. Policia në vendngjarje (VIDEO)

Vidhet një dyqan në Korçë, hajdutët marrin para dhe cigare. Policia në vendngjarje (VIDEO)

Vazhdon saga e vjedhjeve në qytetin e Korçës. Mesnatën e kësaj të marte, në lagjen nr 16 persona të paidentifikuar ende për policinë e Korçës kanë thyer xhamat e një dyqani, duke hyrë brenda dhe duke vjedhur para dhe sende të tjera.

Në deklarimin për policinë, pronarja e dyqanit është shprehur se i janë vjedhur 1 milionë lekë të vjetra dhe disa steka me cigare.

Policia ka mundur të gjejë disa shenja gishtërinjsh ndërsa ka sekuestruar edhe kamerat në zonë për të bërë të mundur identifikimin e autorit/autorëve dhe ndalimin e tyre.

Ky është rast i përsëritur në Korçë, ku persona të ndryshëm vjedhin dyqanet në lagjet periferike.

Lini një koment