E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Rezultate jozyrtare, përditësohen automatikisht • Përditësuar: … • Të dhënat: civicAPI
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Aksident në aksin Lezhë-Milot, makina përplas për vdekje këmbësorin 50-vjeçar (EMRI)

Aksident në aksin Lezhë-Milot, makina përplas për vdekje këmbësorin 50-vjeçar (EMRI)

Një aksident i rëndë është regjistruar mesnatën e së hënës në aksin Lezhë-Milot, pranë fshatit Markatomaj. Një 50-vjeçar humbi jetën si pasojë e aksidentit.

Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Markatomaj, ku automjeti me drejtues 42-vjeçarin, Artur Prendi ka përplasur këmbësorin Gëzim Tuci, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendgjarje.

Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, ndërsa burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se drejtuesit të automjetit i është kryer testi i alkoolit, i cili ka rezultuar 0.00 mg/l.

Paraprakisht dyshohet se aksidenti mund të ketë ndodhur pasi këmbësori ka ndërprerë në mënyrë të menjëhershme rrugën, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Aksi Lezhë-Milot është një prej segmenteve me qarkullim të lartë të mjeteve, ku gjatë orëve të natës kërkohet një vëmendje e shtuar nga drejtuesit dhe këmbësorët për të shmangur ngjarje të tilla.

Lini një koment