E mërkurë, 4 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
46
Demokratë
36
Republikanë
Demokratët në rrugë drejt shumicës • 18 vende ende pa fitues të shpallur
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
116
Demokratë
66
Republikanë
Demokratët parashikohen fitues të Dhomës (CNN, Decision Desk HQ) • 253 vende ende pa fitues të shpallur
Rezultate jozyrtare, sipas projeksioneve të mediave • Përditësuar: 3 nëntor 2026, ora 22:31 (Detroit) • Të dhënat: The New York Times, CNN, Decision Desk HQ
Ballina›Bota›FOKUS – Ministrat e Brendshëm të BE-së në video-konferencë për fluksin e migrantëve në Ceuta

FOKUS – Ministrat e Brendshëm të BE-së në video-konferencë për fluksin e migrantëve në Ceuta

BRUKSEL, 4 gusht /ATSH-DPA/ – Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian do të zhvillojnë sot një video-konferencë për të diskutuar mbërritjen e dhjetëra mijëra emigrantëve në enklavën spanjolle të Ceutës, e cila çoi në një përçarje midis Spanjës dhe shumë vendeve të tjera të BE-së.

Javën e kaluar, deri në 60 000 persona mbërritën në territorin e vogël nga Maroku, shumë prej tyre duke notuar.

Të paktën 72 emigrantë vdiqën duke u përpjekur të kalonin.

Megjithatë, shumica janë kthyer tani në Marok.

Madridi e vlerëson numrin e emigrantëve të mbetur në rreth 2 500, duke thënë se operacionet e riatdhesimit nuk kanë përfunduar ende.

Përpara bisedimeve, Komisioni Evropian sugjeroi përmirësimin e sistemeve të paralajmërimit të hershëm të menaxhimit të kufijve dhe përmirësimin e mbështetjes financiare për Marokun.

Ndërsa mbetet e paqartë se çfarë shkaktoi fluksin e papritur të njerëzve, kjo rritje e ka vendosur temën shumë të ndjeshme të migracionit në krye të agjendës së BE-së.

Spanja ka miratuar politika mjaft liberale të migracionit, duke përfshirë vendimin e fundit për të legalizuar statusin e rreth 500 000 emigrantëve të parregullt.

Duke reaguar ndaj ngjarjeve në Ceuta, 22 udhëheqës të BE-së që promovojnë politika më kufizuese të migracionit kritikuan Madridin, duke argumentuar se politika të tilla mund të inkurajojnë migrim të mëtejshëm.

Disa vende anëtare shtuan kontrollet në kufijtë me vendet e tjera të BE-së.

Nga ana tjetër, qeveria e krahut të majtë e Spanjës akuzoi shtetet e tjera anëtare për shfrytëzimin e krizës për përfitime politike./ a.jor.

Lini një koment