Friday, 14 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaZjarri në Mallakastër merr përmasa të mëdha, nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në Mallakastër merr përmasa të mëdha, nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Ka nisur ndërhyrja nga ajri për shuarjen e zjarrit që ka përfshirë zonën e Rribanit, në Bashkinë Mallakastër. Helikopteri i angazhuar në operacion po kryen hedhje uji mbi vatrat aktive, ndërsa në terren vijojnë punën pa ndërprerje forcat zjarrfikëse, punonjësit e shërbimeve pyjore dhe strukturat e emergjencave civile.

Flakët, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era, janë përhapur me shpejtësi në një terren të vështirë, duke e bërë të domosdoshme ndërhyrjen edhe nga ajri. Autoritetet po punojnë për izolimin e zjarrit dhe shmangien e përhapjes së tij drejt sipërfaqeve të tjera dhe zonave të banuara.

Lini një koment