Tuesday, 18 August 2026
54°F Detroit
BallinaModaPrincesha Eugenie publikon foton e parë të vajzës së porsalindur

Princesha Eugenie publikon foton e parë të vajzës së porsalindur

Princesha Eugenie dhe bashkëshorti i saj, Jack Brooksbank, janë bërë prindër të një vajze, emri i së cilës nuk është bërë ende publik. Eugenie ndau me ndjekësit në rrjetet sociale fotografinë e parë të foshnjës, ku ajo shihet e veshur me një body në ngjyrë rozë dhe një kapelë të bardhë me motive të vogla.

Sipas Harper’s Bazaar, fotografia u realizua nga Brooksbank dhe në përshkrim Eugenie shkroi se ata janë jashtëzakonisht të lumtur dhe të dashuruar me vajzën e tyre.

Çifti kishte njoftuar shtatzëninë në maj, duke publikuar një foto ku dy djemtë e tyre mbajnë imazhin e ultrazërit të motrës së ardhshme. Eugenie dhe Brooksbank u takuan gjatë një udhëtimi për ski në Verbier në 2010 dhe u martuan më 12 tetor 2018 në St George’s Chapel në Windsor Castle. Nga martesa kanë dy djem: August Philip Hawke Brooksbank, i lindur në shkurt 2021, dhe Ernest George Ronnie Brooksbank, i lindur në maj 2023.

Përmes një njoftimi, Pallati Buckingham bëri të ditur se vajza lindi të hënën, më 3 gusht 2026, në orën 18:20 në një spital në Lisbonë, Portugali, dhe se peshonte 6 paund e 9 onsa. Siç bën të ditur Harper’s Bazaar, mbretërit dhe anëtarë të tjerë të familjes mbretërore u njoftuan për lindjen dhe janë të kënaqur me lajmin.

Lini një koment