John James fiton nominimin e Partisë Republikane për guvernator të Michigan
John James, kandidati për guvernator i Michigan me mbështetjen e Donald Trump, pritet të fitojë nominimin e Partisë Republikane pas fitores ndaj biznesmenit Perry Johnson.
Sipas michigannewssource, rezultatet jozyrtare nga MIRS dhe Associated Press treguan se James udhëhoqi me diferencë dyshifrore në të gjitha 83 qarqet e shtetit. Po ashtu, mbrëmja shënoi një fitore për republikanët në distriktin e James: Michael Bouchard pritet të fitojë vendin e 10-të në Kongres, ulëse që James e mban aktualisht.
Në zgjedhjet e nëntorit, James do të përballet me Sekretaren e Shtetit të Michigan, Jocelyn Benson. Lajmin e përcolli michigannewssource.