Monday, 30 March 2026
54°F Detroit
BallinaBotaSHBA – Witkoff: Bisedimet me Iranin ndoshta javën e ardhshme

SHBA – Witkoff: Bisedimet me Iranin ndoshta javën e ardhshme

I dërguari special i qeverisë amerikane, Steve Witkoff deklaroi se priste që bisedimet me Iranin të zhvilloheshin javën e ardhshme.

“Ne mendojmë se do të ketë takime këtë javë”, tha ai në një konferencë në Florida.

Mbetet e paqartë se në çfarë formati do të zhvilloheshin bisedimet.

Ai nuk dha detaje.

Witkoff konfirmoi se iranianët e kishin pasur planin 15-pikësh të SHBA-së për një kohë.

Ai tha se SHBA-të po prisnin një përgjigje nga Irani.

Witkoff tha se si pjesë e çdo plani paqeje, Irani do të duhej të dorëzonte rezervat e tij të uraniumit të pasuruar.

Ai theksoi se SHBA-të nuk mund të përballonin “një Kore të Veriut të dytë” në Lindjen e Mesme, pasi kjo mund të destabilizonte botën./ a.jor.

Lini një koment