E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaSportiFitorja ndaj Teutës, Josa: E merituam, skuadra është përmirësuar

Fitorja ndaj Teutës, Josa: E merituam, skuadra është përmirësuar

Trajneri i Bylis, Mirel Josa dha opinionin e tij pas fitores 2-0 ndaj Teutës. “Tirana? Nuk kemi ndejtur shumë për Tiranën. Tirana fitoi, bëri punën e vetë siç ne e bëmë. Luajtëm ndershëm për mënyrën si fituam. Nga puna ime nuk jam shumë i kënaqurm për situatën, pavarësisht fitores. Ndryshimet? Unë për këtë gjë sjam […]

Trajneri i Bylis, Mirel Josa dha opinionin e tij pas fitores 2-0 ndaj Teutës.

“Tirana? Nuk kemi ndejtur shumë për Tiranën. Tirana fitoi, bëri punën e vetë siç ne e bëmë. Luajtëm ndershëm për mënyrën si fituam. Nga puna ime nuk jam shumë i kënaqurm për situatën, pavarësisht fitores.

Ndryshimet? Unë për këtë gjë sjam i kënauqr, na bëri Teuta të shkojmë në ato pozita. Duhet ta menaxhonim më mirë, sidomos 20 minutat e pjesës së parë. Nuk kishim kthimet e mesfushorëve në kohën e duhur. Skuadra e Teutës po luftonte për topin. Nëse e patë dhe pjesën e parë, shpërdoruan dhe një rast.

Stoiolov? Ka pasur një tërheqje të gradës së parë në ligamentin e gjurit dhe s’mund të rrezikonim. E futëm në atë pjesë të lojës dhe për ne është një mundësi më shumë.

Strategji edhe për ndeshjet e tjera? Ishte e thjesht, në qoftë se do të kishim Përndrecën do të ishte më ndryshe.

Kalendari? Në disavantazh me rivalët për mbijetesë?

Këtu më bëre pyetje të vështirë. Në disavantazh nuk e shoh pasi problemin e shoh te vetja.

Për të dhënë një entuziasëm më të madh për t’a çuar punën deri në fund”

, tha Josa.

Lini një koment