Friday, 14 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaDorëheqja e Ramës e panegociueshme! Katër orë revoltë, mbyllet dita e 70-të e protestave: “Nesër më shumë!”

Dorëheqja e Ramës e panegociueshme! Katër orë revoltë, mbyllet dita e 70-të e protestave: “Nesër më shumë!”

Është mbyllur pas rreth katër orësh protesta e ditës së 70-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa qytetarët kanë paralajmëruar vijimin e saj edhe ditën e nesërme.

Pas tubimit dhe fjalimeve përpara Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me një marshim në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në disa prej akseve kryesore të Tiranës. Gjatë marshimit janë përsëritur thirrjet kundër qeverisë dhe kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Për protestuesit, largimi i Ramës mbetet një kërkesë e panegociueshme. Ata deklarojnë se protesta nuk do të ndërpritet dhe se qëndresa do të vazhdojë çdo ditë deri në realizimin e kërkesave të saj.

Në përfundim të mbrëmjes, qytetarët u larguan në grup nga zona e Kryeministrisë dhe rrugët e kryeqytetit me thirrjen që është kthyer në mesazhin e vazhdimësisë së protestës: “Nesër më shumë!”.

Dita e 70-të u mbyll kështu me paralajmërimin se protesta kundër qeverisë dhe klasës politike do të rikthehet sërish nesër, ndërsa organizatorët dhe pjesëmarrësit këmbëngulin se presioni qytetar do të vazhdojë.

Lini një koment