Friday, 14 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaRrezikonin të mbyteshin në Velipojë, Policia Kufitare shpëton dy pushues

Rrezikonin të mbyteshin në Velipojë, Policia Kufitare shpëton dy pushues

Rrezikonin të mbyteshin në Velipojë, Policia Kufitare shpëton dy pushues

Dy pushues janë shpëtuar nga mbytja në plazhin e Velipojës, pas ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë Kufitare.

Ngjarja u konstatua gjatë monitorimit të zonave bregdetare nga shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, të cilat përdorin dronë dhe mjete lundruese për garantimin e sigurisë së pushuesve.

Gjatë monitorimit, efektivët konstatuan dy persona që rrezikonin të mbyteshin në det. Shërbimet e Policisë Kufitare ndërhynë menjëherë me mjete lundruese Jet Ski, duke bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg.

Bëhet fjalë për shtetasit M. P., 67 vjeç, banues në Burrel, dhe Z. N., 41 vjeç, banues në Velipojë.

Lini një koment