Friday, 14 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaBalliu: Rama pas 13 vitesh në pushtet nuk ofron siguri për shqiptarët

Balliu: Rama pas 13 vitesh në pushtet nuk ofron siguri për shqiptarët

Partia Demokratike, përmes deputetit Klevis Balliu, akuzon Kryeministrin Edi Rama se, pas 13 vitesh në pushtet, nuk arrin t’u sigurojë rendin dhe qetësinë qytetarëve shqiptarë. Sipas Balliut, çdo ditë ndodhin vrasje dhe ngjarje kriminale, të cilat mbeten të pazbardhura.

“Vrasja e një 20-vjeçari në mes të qytetit të Korçës, plagosja e rëndë në burgun e Fierit dhe shpërthimi me eksploziv në Durrës janë tre ngjarje të rënda të ndodhura në të njëjtën ditë, që sipas tij tregojnë një realitet të frikshëm.

Siguria publike në Shqipëri është dorëzuar dhe është shndërruar në pasiguri kronike. Qytetarët nuk janë më të sigurt as në rrugë, as në qytet, as në institucionet e sigurisë së lartë, pas hekurave të burgut. Ndërsa krimi vepron me një guxim që nuk do ta kishte nëse shteti do të ishte realisht në këmbë.

Kjo nuk është më çështje statistikash, por çështje e jetës së shqiptarëve. Pas 13 vitesh në pushtet, Edi Rama ka dështuar në detyrën themelore të një qeverie: garantimin e sigurisë së jetës së qytetarëve”, tha Balliu.

Lini një koment