Friday, 14 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaVihet nën kontroll situata e zjarreve në tre fshatrat e Mallakastrës!

Vihet nën kontroll situata e zjarreve në tre fshatrat e Mallakastrës!

Normalizohet situata e zjarreve në zonën e Mallakastrës.

Gjatë ditës së sotme (9 gusht), ka vazhduar operacioni me mbështetjen nga forcat e ushtrisë në terren dhe mjete ajrore për shuarjen e zjarrit.

Rreth pasdites situata në Ngraçan, Rriban dhe Panahor është normalizuar megjithëse ka ende vatra aktive. Këto të fundit po mbahen në monitorim nga zjarrfikësit me qëllim parandalimin e përhapjes së flakëve.

Ndërkohë forcat zjarrfikëse, të ushtrisë dhe mjete ajrore janë përqendruar në Drenie. Situata në pyjet e Drenies dhe Vloshit është problematike pasi era e fortë riaktivizoi vatrat e zjarrit.

Ky i fundit nisi fillimisht në Rriban ndërkohë që era e orientoi në drejtim të pyjeve të Drenies. Deri tani nga zjarri në Drenie nuk rrezikohen banesa

Lini një koment