Friday, 14 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaNjë lëndë plasëse shpërthen në portën e një banese në Shënkoll të Lezhës

Një lëndë plasëse shpërthen në portën e një banese në Shënkoll të Lezhës

Një sasi e dyshuar lënde plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në portën e murit rrethues të një banese në fshatin Shënkoll të Lezhës.

Sipas Policisë së Lezhës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00, në banesën e shtetasit Mark Deda 73 vjeç.

Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të shpërthimit.

Lini një koment