Friday, 14 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaU mbyt në liqenin e Pogradecit, gjendet trupi i 32-vjeçarit

U mbyt në liqenin e Pogradecit, gjendet trupi i 32-vjeçarit

Pas disa minutash kërkime, trupi i 32-vjeçarit nga fshati Libonik i Bashkisë Maliq është nxjerrë nga ujërat e liqenit të Pogradecit, ku u mbyt vetëm pak minuta më parë.

Trupi është transportuar më pas në morgun e Spitalit të Pogradecit, ndërsa vijojnë procedurat për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sipas raportimeve, 32-vjeçari ndodhej në një varkë pedalinë së bashku me dy persona të tjerë. Teksa po luanin me njëri-tjetrin, raportohet se ai ka rënë në ujë. Nga trembja dhe fakti që nuk dinte të notonte mirë, 32-vjeçari është mbytur, teksa shokët e tij nuk kanë mundur t’i japin dot ndihmën e parë.

Lini një koment