Friday, 14 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaPorti i Vlorës në fluks, mbi 3 mijë e 500 mbërritje vetëm gjatë fundjavës

Porti i Vlorës në fluks, mbi 3 mijë e 500 mbërritje vetëm gjatë fundjavës

Muaji gusht ka regjistruar një fluks të lartë lëvizjesh në Portin e Vlorës. Vetëm gjatë fundjavës, përmes pikës së kalimit kufitar në port, kanë mbërritur mbi 3 mijë e 500 persona, ndërsa lëvizjet kanë vijuar edhe këtë të hënë.

Drejtori i Portit të Vlorës, Valdet Bello, konfirmon rritjen e konsiderueshme të lëvizjeve, duke theksuar se fundjava që lamë pas shënoi numrin më të lartë të personave të mbërritur gjatë kësaj periudhe.

Fluksi ka vijuar edhe këtë të hënë. Me tragetin e parë kanë mbërritur rreth 750 persona, ndërsa një numër i përafërt pritet të mbërrijë edhe me tragetin e dytë gjatë pasdites.

Përveç shtetasve shqiptarë, gjatë këtyre ditëve vihet re edhe një rritje e numrit të shtetasve të huaj që zgjedhin të mbërrijnë përmes portit. Mes tyre dominojnë turistët italianë.

Porti i Vlorës po përballon një fluks të lartë lëvizjesh në kulmin e sezonit turistik, ndërsa pritshmëritë janë që ky ritëm të vijojë edhe gjatë ditëve në vazhdim.

Lini një koment