Friday, 14 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaNis protesta në Orikum, banorët kërkojnë rikthimin e Bashkisë (VIDEO)

Nis protesta në Orikum, banorët kërkojnë rikthimin e Bashkisë (VIDEO)

Banorët të shumtë në Orikum janë mbledhur këtë të hënë para Qendrës Administrative. Ata janë mbledhur pasditen e sotme në protestë. Protestuesit kërkojnë që Orikumi të rikthehet Bashki, duke kundërshtuar statusin aktual administrativ.

Partia Socialiste dorëzoi më 30 korrik nismën ligjore për reformën e re territoriale, e cila parashikon një riorganizim të thellë të pushtetit vendor dhe uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46.

Sipas projektligjit, 28 bashki do të konsolidohen në 13 bashki të reja. Bashkitë që propozohet të shkrihen janë: Fushë-Arrëz, Klos, Rrogozhinë, Dimal, Poliçan, Patos, Divjakë, Selenicë, Maliq, Këlcyrë, Memaliaj, Libohovë, Cërrik, Belsh dhe Përrenjas.

Lini një koment